Gjatë kësaj jave vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Në këtë mënyrë duke filluar që nga sot deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.
Përgjatë këtyre ditëve vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Duke filluar nga dita e premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike.
Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.