Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje në mesnatë për heqjen e apandesitit.
Zyra e shtypit e qeverisë njofton se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës , kryeministri iu nënshtruar operacionit për heqjen e apendesiti në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Sipas zyrës së shtypit të qeverisë ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mire.