Besimtarët myslimanë festojnë sot Natën e Kadrit, më e rëndësishmja e muajit të madhnueshëm të Ramazanit. Është një natë, e cila veçohet nga të tjerat për vetë rëndësinë që mbart.
Në këtë ditë, urimet janë tipar thelbësor, ku besimtarët shprehin devocionin e tyre për Krijuesin e Gjithësisë, si dita kur nisi zbritja e Kuranit. Në këtë ditë, nuk mungon as urimi i Benet Becit, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër.
“Sot është Nata e Kadrit. Me zemër të bardhë, përulje e dashuri për njëri-tjetrin! Gëzuar një nga netët më të shënuara për komunitetin musliman!”, shkruan Beci në rrjetet sociale.
Nata e Kadrit konsiderohet si nata që vlen më shumë 1000 muaj dhe quhet “Nata e shenjtë kur hapen dyert e qiellit dhe kur pranohen lutjet dhe pendimet”.