Kur Ulqini kërkonte bashkimin me Shqipërinë. Ishte viti 1919, kur qyteti shqiptar i Malit të Zi sot dhe asokohe, pjesë e mbretërisë serbo- kroate sllovene që u quajt në vijim Jugosllavi, kërkonte ti bashkëngjitej trungut amë. Më poshtë, dokumenti i veçantë.
“Na, të nënshkrumt, përfaqësûst e popullit shqiptar t’YLQI – nit, po ia napin ket akt mäkambësiet Z.Midhat beg Frasherit. “Z.Midhat beg Frasheri ka të drejt me perfaqësue popullin e YLQINIT para botes zyrtare e jashtëzyrtare per me i mprojtë këto dy pika themeltare :
a) Me kërkue nji Shqipni fjesht vetqeveritare etnografike.
b) Me kërkue bashkimin e YLQINIT e RRETHEVET të tij me ket Shqipni vetqeveritare.”- shkruhet në krye të dokumentit të firmosur nga përfaqësuesit e atëhershëm të popullit shqiptar në Ulqin dhe rrethina.
Interesant është fakti se kjo shkresë, është përpiluar dhe firmosur në Shkodër, një qytet që historikisht, atëherë dhe sot, ka lidhje të shumta e të pandara me Ulqinin.