Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku i riu shqiptar Fatjon Garxenaj ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Mediat italiane bëjnë me dije se 32-vjeçari ka ndërruar jetë pas rrëzimit të deltaplanit në Itali. I riu ka qenë në bordin e mjetit fluturues së bashku me instruktorin italian Bernardino Panzacchi, 65 vjeç.
Një dëshmitar okular është shprehur për mediat se parashuta është rrëzuar në tokë pas disa rrotullimeve. Pavarësisht ndihmës së dhënë shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.
Shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta ndërsa po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.