Biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë Ardian Nikulaj është mbajtur në vëzhgim prej të pakten 1 jave për ta ekzekutuar.Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditen e së mërkures në Shëngjin.Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga kqyrja e kamerave të sigurisë në zonë një ditë para ngjarjes, shihet një përson me të njejten veshje i cili qëndron për disa minuta përreth ambjenteve të komploksit “Coral” në pronësi të 50-vjeçarit Nikulaj.
Por për shkak të skadandes që mban në kokë identifikimi i tij është i pamundur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë e njëjti përson që ka kryer krimin e rëndë.Përgjatë dy diteve janë kryer njësërë veprimesh hetimore si dhe janë bërë kontrolle në disa zona, por policia nuk ka arritur të gjeje asnjë prove që mund të shërbeje zbardhjes së ngjarjes.
Dyshimet janë se autori i cili mund të jetë vrases me pagesë ka bashkëpunuar dhe më përsona të tjere që e njohin mire zonen për të kryer krimin, ndërsa është treguar i kujdesshem dhe profesionist duke mos dëmtuar asnjë përson tjeter që ishte brenda lokalit në momentin e ngjarjes.Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditen e së mërkures sapo kishte hyre dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijen e parë të plazhit të Shëngjinit.
Vrasja vijon të mbetet pa autor, ndërsa viktima i cili ishte një përson mjaft i njohur në zonen e Lezhës u përcoll këtë të premte për në banesen e fundit.Në ceremonë mortore bëhet me dije se krahas qindra të qindra qytareve dhe të afermeve, kanë qenë të pranishem qindra qytetar si dhe politikan në nivel lokal dhe qëndror.