Dita e sotme, ka qenë një ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë por edhe ditë pushimi zyrtar për të gjithë qytetarët. Pas 30 ditëve të Ramazanit, sot është festuar Fitër Bajrami.
Pas ceremonisë së faljes së namazit të Bajramit në xhamitë e Shkodrës, tradicionale janë vizitat tek të afërmit, miqtë por edhe njëri- tjetri, pavarësisht besimit të secilit.
Benet beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër, ka patur një ditë të ngjeshur por jo për shkak të ipmenjimeve të tij politike në kuadër të fusahtës elektorale.
“Albumi i një dite të bukur feste, me familjarë, miq e dashamirës. Faleminderit për këtë atmosferë që më mbush me dashuri e motivim! Gëzuar të gjithëve!”, shkruan Beci në rrjetet sociale, duke nënkuptuar se dita e sotme i është kushtuar plotësisht festës së Fitër Bajramit.