Ditën e shtunë moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe të izoluara.
Në relievet kodrinore dhe sidomos ato malore reshjet e shiut me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.