Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh i bindur për triumfin e kandidatit të tij Bardh Spahia në Shkodër. Në studion e Panorama TV, Berisha deklaroi se shkodranët nuk e lënë kurrsesi qytetin në dorë të socialistëve.
Berisha shtoi se Benet Beci bëri një gabim fatal kur shkoi të kandidonte si kukull në duart e Edi Ramës duke humbur edhe konsideratën e bashkëqytetarëve të tij.
“Shkodrën nuk e lënë kurrë qytetarët në dorë të socialistëve. Ta lësh në duart e socialistëve Shkodrën, nuk e pranojnë qytetarët e Shkodrës. Benet Beci nuk mund të merrte atë vendim në kushtet normale, por ka shumë mundësi që të jetë diktuar me format më të palejueshme.
Për të pranuar kandidimin në shkodën. Ai e ka shumë të qartë që Shkodra, për Shkodrën Edi Rama është treguar një armik i pamëshirëm, ta pyesin pak u përmbyt sa herë, sa dëmshpërblim u ka dhënë?
Benet Beci e di që detyrimi absolut ka qenë personal i tij se ka qenë drejtor i KESH. Dhe ka një ligj që thotë të gjithë dëmtimet nga përmbytjet e digave i paguan pronari i digave. Unë nuk besoj se Benet Beci nuk ka dashur të dëmshpërbleje qytetarët, por nuk e ka lejuar Edi Rama.
Benet Beci ka bërë një gabim fatal ka shkuar si kukull e Edi Ramës dhe Shkodra do t’ia thotë fjalën e tij. Beci bëri gabimin e jetës së tij dhe të jeni të sigurt dhe të kenë pasur konsideratë shkodranët për të, sot nuk kanë më”, tha ai.