Rënia e legjitimetit social të partive politike në Shqipëri është tashmë një fakt i pamohueshëm! Raporti i lidershipit politik me elektoratin është në minimumin historik dhe përtej kohës kur ka zgjedhje, marrëdhënien mes “kokave” dhe bazës e ndan një hon i pakapërcyeshëm.
Subjektet politike kanë marrë format e llozhave nga ku “penetrohet” drejt pushtetit ekzekutiv dhe ekonomik, dhe si të tilla ne to mbizotëron klientelizmi, servilizmi e nepotizmi, ndërsa meritokracia dhe demokracia e brëndëshme nuk ekziston. Fasadat “një anëtar një votë” dhe “vendimmarrja kolegjiale” janë totalisht formale dhe ngjajnë si përrallat e qëmotit me Nastradin, të bukura për tu dëgjuar por të pabesueshme në thelb…
Nën këtë frymë elektorati “gri” rritet marramendshëm por fatkeqësisht e çuditërisht në realitetin shqiptar nuk gjen “çati”… Shëmbujt e fqinjëve të afërt tregojnë qartazi se kur kjo ndodh elektorati gjen mënyrat për tu degjuar, kujtoj rastet e “Lega Nord” te Bosit, “Italia e Vlerave” të Di Pietros, “5 Yjet” e Grillos apo dhe “Syriza” Greke .
Levizjet politike të sipercituara i mëshuan fort kauzës së degradimit të klasës politike në vendet e tyre. Ata gjetën mbështetjen e elektoratit dhe u kthyen ne faktor qe shkundën politikën. Çuditërisht ndonëse dhe tek ne ka pasur disa sipermarrje politike të kësaj natyre ato nuk kanë gjetur mbeshtetjen e mjaftueshme për tu faktorizuar …
Nga ana tjetër elektorati si remineshencë e së kaluarës, është i frigur në bërthamë dhe di të reagoje vetëm me distancim?, apo akoma nuk ka dalë një subjekt që të ngjalli frymë ???
Gjithsesi personalisht kam bindjen se duhet domosdoshmerisht që politika shqiptare të shkundet, ta kuptojë se nuk është “Zot” por “shërbyes” i shoqërisë dhe përçues i vlerave më të mira të kësaj të fundit… /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/