Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Problemet me të cilat përballen banorët e Njësisë Administrative të Shalës janë të shumta, ku kryefjalë është rruga që i lidh me Shkodrën.
Kjo ka ndikuar në çdo ndërhyrje tjetër në zonë për të investuar dhe zhvilluar këtë perlë të Alpeve tona. Programi ynë parashikon ta kthejë Dukagjinin me të gjitha njësitë në një destinacion turistik, ku investimet dhe shërbimet të jenë kryefjalë e 4 viteve në vazhdim.
Qeveria shqiptare duhet t’i hapë rrugë projektit të rrugës së Dukagjinit që prej 2013-es e bllokon në mënyrë abuzive.