Qeverisja vendore duhet te ketë perioritet imediat projektimin dhe ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Shkodrës, vepër e cila do kontribuojë në mbrojtjen e burimeve sipërfaqësore dhe të ujërave nëntokësore në zonën e Shkodrës, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë së Shkodrës.
Objektiv kryesor duhet të jetë përmisimi i shërbimit për qytetarët e Shkodrës dhe të mbrohen burimet e Shkodrës. Deri më sot në Shkodër, impianti i trajtimit të ujërave të zeza në aspektin higjenik dhe mjedisor nuk ekziston.
Derisa zona e ndërtuar e Shkodrës është e kanalizuar në masë të madhe, ujërat e zeza të grumbulluara shkarkohen në lumin Buna pa ndonjë trajtim paraprak, duke çuar kështu në ndotjen e mjedisit ujor, përkeqësim të gjendjes sanitare dhe duke shkaktuar rreziqe shëndetësore për popullatën.
Investimet për impiante konsiderohen si mjaft të rëndësishme për mjedisin dhe për vendet ku derdhen këto ujëra. Për të përmirësuar këtë situatë, është urgjente realizimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Shkodër.
Organet e pushtetit vendor në Shkodër duhet të vendosin në plan të parë ndërtimin e këtij impianti, duke aplikuar me projekte edhe në organizmat ndërkombëtare.
Deri më sot në Shqipëri janë ndërtuar impiante të tilla vetëm në zonat e mëposhtme: