Kavaja në zi! Mes dhimbjes e lotëve se iku pa radhë e fare papritur Adela Xhamani, gazetarja dhe moderatorja e njohur që hyri në zemrat e publikut shqiptar me tu shfaqur në “Big Brother”, u përcoll për në banesën e fundit. Vdekja tragjike e Adelës, në lule të rinisë pas një ataku kardiak, tronditi botën e medias dhe jo vetëm, duke lënë pas zemrën e thyer të prindërve, motrës dhe vëllait, si dhe qindra njerëzve që njihnin e që iu gjetën sot pranë, për t’i bërë nderimet e fundit.
Në nder të kujtimit, kontributit të 31-vjeçares, ditën e sotme u zhvilluan homazhe në qytetin e saj të lindjes, atje ku jetoi dhe punoi për shumë vite. Mësohet se ceremonia e lamtumirës për Xhamanin ka nisur në orën 12:00, në Kinemanë e qytetit të Kavajës. Familjarët, miq, njerëz të medias, politikës dhe artit, i kanë dhënë lamtumirën. Mes qindra personave është parë edhe ish-i dashuri i Adelës, Biordi, i cili përloti dje me mesazhin e tij rrëqethës kushtuar gazetares.
Ndërkohë, në orën 14:00 gazetarja u përcoll për në banesën e fundit.