Shuhet në moshën 88-vjeçare regjisori i njohur shqiptar Mihal Luarasi. Që nga janari i këtij viti Luarasi ka pasur disa probleme shëndetësore, por pavarësisht ndihmës së mjekëve shëndeti i tij erdhi duke u përkeqësuar. Mihal Luarasi ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne rreth orës 16:30.
Regjisori i njohur ka vuajtur pas viteve ’70 burgun e diktaturës, sepse u dënua për ngjitjen në skenë të dramave shqipe “Njollat e murrme të Minush Jeros e dramat e Fadil Paçramit. Ai lindi më 16 shtator të vitit 1929 në Korçë. Ndërsa studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë.
Që nga viti 1957 nisi të ngjiste drama të suksesshme në skenë. Në këtë vit MIhal Luarasi pati sukses të madh me dramën e Shilerit “Intrigë dhe dashuri” e cila ishte aq spektakolare sa qëndroi në repertor për shtatë vjet dhe u luajt më se 300 herë në skenë.
Mihal Luarasi është njeri nga tre regjisoret e shquar të periudhës së ndritur të teatrit shqiptar në vitet 1957-1973: në. Në vitin 1966 ai ngjiti në skenë për herë të parë në skenë në Teatrin Migjeni të Shkodrës dramën “Cuca e maleve”. Në vitin 1972 ai ngjiti në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dramën “Çështja e inxhinier Saimirit” të Fadil Paçramit, vepër që u dënua. Më në fund në festivalin 11-të në RTVSH në vitin, Luarasi si regjisor i një festivali modern u dënua me tetë vjet heqje lirie, dhe pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990.
Pas viteve ’90 Mihal Luarasi u rikthye fuqishëm në skenë me vepra të suksesshme si “Vdekja e një mbretëreshe” e Rexhep Qosjes, “Hekurat” të dramaturgut hungarez Arpad, por edhe disa vepra spekatolare në Teatrin e Operës e dhe Baletit, si “Karmen”, “La Traviata”, “Pranvera”, “Opera për tre grosh”, e më gjerë. Luarasi ka synuar më shuam se kushdo të ngjis ën skenë dramën shqipe. “Streha e të harruarve” e Ruzhdi Pulahës e vënë në skenë prej tij pati sukses për një kosh të gjatë në Teatrin Kombëtar.
Mihal Luarasi ka qenë edhe një regjisor që me kritikat e tij në intervista mediatike për mediokritetin artistik dhe drejtimin e institucioneve në vitet e tranzicionit postkomunist. Në vitin 2003 ai botoi librin e tij “Teatri Kombëtar në udhëkryq” dhe më pas ka botuar edhe librin mbi teatrin dhe artet e tjera “Kujtesa që nuk fle”. Homazhet për përcjelljen në banesën e fundit të regjisorit Mihal Luarasi do të mbahen nga ora 12.00-deri në 2.30 në hollin e Teatrit Kombëtar.
Kush ishte Mihal Luarasi
Ai lindi më 16 shtator të vitit 1929 në Korçë. Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë. Në teatër për herë të parë si regjisor paraqitet me tragjedinë Shilerit “Intrigë dhe dashuri” në 1957 me shumë sukses në Teatrin Popullor, spektakël qe qëndroi në repertor shtatë vjet dhe u luajt më së 300 herë.
Mihal Luarasi është njeri nga tre regjisoret e shquar të periudhës më të ndritur e cilësore të teatrit shqiptar në vitet 1957-1973 : Luarasi – Spahivogli – Mani. Për arsyet që dihen, në Teatrin Kombëtar Luarasi vuri pak pjesë, por ato u dalluan për cilësinë dhe nivelin e lartë artistik, si : “Dragoi i Dragobisë”, “Dhelpra dhe rrushtë” (fituese e te gjitha çmimeve te para në Festivalin e II-te kombëtar të teatrove), “Mosha e bardhë”, “Banorët e shkallës nr. 6”, “Rrugë të tërthorta”, “Një dashuri e tille”. Më 1966 ve për herë të parë në skenë në Teatrin Migjeni të Shkodrës dramën “Cuca e maleve”. Në 1973 vuri në skenë dramën e Tennessi Ëiliamsit “Orfeu zbret në ferr”, dramë që u ndalua në provat e përgjithshme.
Është regjisor i dramës “Njolla te murrme” me trupën e Korçës me të cilën fitoi të gjitha çmimet e para në Festivalin e IV kombëtar të teatrit 1969. Pas tre ditësh spektaklin e pa diktatori Enver Hoxha dhe e dënoi si vepër armiqësore. Ne teatrin AZC të Korces punoi pesë vjet dhe realizoi një sere shfaqjesh të paharruara, si “Te pamposhtur”, “Pas dy vjetësh”, “Flake në shtepi”, etj. Më 1972 në teatrin A. Moisiu të Durrësit vuri në skenë dramën “Çështja e inxhinier Saimirit” të Fadil Pacramit, vepër që u dënua. Me festivalin 11 në RTVSH 1972, Luarasi u ndesh përsëri me Diktatorin i cili kësaj herë nuk ia fali “fajet” e vazhdueshme dhe urdhëroi burgosjen e tij. U dënua me tetë vjet heqje lirije. Pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990.
Ne dhjetor 1990 largohet në Hungari. Më 1991-1992, vuri në skenë në Budapest dramën e Rexhep Qosjes “Vdekja e një mbretëreshe”. Më 1995 e fton Teatri Kombëtar në Tiranë dhe vë në skenë dramën “Hekurat” të dramaturgut hungarez Göncz Arpad. Mihal Luarasi është regjisor i disa spektakleve te mëdha në Teatrin e Operas e dhe Baletit, si “Karmen”, “La traviata”, “Pranvera”, “Opera për tre grosh”, etj.
Gjate qëndrimit ne Hungari, botoi një sere shkrimesh mbi teatrin në shtypin hungarez dhe atë shqiptar. Në vitin 2003 u botua libri i tij “Teatri Kombëtar në udhëkryq” dhe pas dy vjetësh libri i dyte me shkrime mbi teatrin dhe arte të tjera “Kujtesa që nuk flë”.
Ne vitin 2001 Luarasi shkroi dramën “Gomone” që u vu në skenë në TK, në 2003, nga regjisori Gezim Kame. Në këtë vit ai kthehet përfundimisht nga Hungaria. Vë në skenë në TK dramën e Ruzhdi Pulahes “Streha e të harruarve” në 60 vjetorin e Teatrit Kombëtar. Në 2006 shkroi dhe vuri në skenë dramën “Korbi bardhe” që vazhdon të shfaqet me sukses (2007).