Vllaznia do te luaje neser serish ndaj Egnatias dhe perseris ne “Loro Boriçi”, por kete here per kampionat. Tre dite me pare keto dy ekipe u ndane ne barazim 1-1 ne gjysmefinalen e pare te Kupes se Shqiperise.
Nderkohe, trajneri i kuqebluve Goce Sedloski mendon se perballja e neserme do te jete nje histori tjeter ku padyshim qe do te kerkohet fitorja nga skuadra e tij.
“Kjo do te jete ndeshja e trete brenda nje jave. Tani luhet per diçka tjeter nga sfida e se merkures dhe kete here luhet per pike. Perballe e dime qe kemi nje kundershtar te afte dhe prandaj duhet te jemi te durueshem ne fushen e lojes. Per ne e rendesishme eshte se si do te futemi ne fushen e lojes dhe si do ta luajme kete 90 minutesh.
Mendoj se djemte jane te ndergjegjshem per rendesine e kesaj ndeshje, kemi punuar per te korigjuar gabimet e ndeshjeve te meparshme. Kemi problemin e demtimeve te dy lojtareve, Bulatoviç e Smajli qe me shume mundesi nuk do jene ne kete ndeshje.
Ardit Hoxhaj kerkon me shume minuta? Une nuk e di kete pretendim te ketij lojtari, tani po e degjoj. Per mua te gjithe jane njelloj dhe prej secilit do te mundohem te marr me te miren. Do te bejme çmos per te arritur objektivin tone, jane edhe shume pike ne loje dhe si rrjedhoje duhet te tregojme vlerat tona.
Te gjithe ndoshta e preferojme lojen e bukur por tashme ka ardhur momenti qe te luajme vetem per piket. Sfida e neserme me Egnatian nuk mendoj se eshte percaktuese sepse jane edhe shume pike te tjera ne loje deri ne fund”- eshte shprehur Sedloski.