Një 51-vjeçar është vrarë ditën e sotme në Shkodër. Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia para një muaji, por gjeti vdekjen në banesën e tij.
Dyshohet se Petrit Vuksani që mbeti i vrarë ditën e sotme në Shkodër është qëlluar me armë zjarri nga qiramarrësi që i kishte marrë me qira banesën. Lekë Vuksani dyshohet se është autori, i cili e qëlloi për vdekje 51-vjeçarin dhe më pas u largua në drejtim të paditur.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”. Bëhet me dije se Petrit Vuksani dhe Lekë Vuksani janë konfliktuar fillimisht brenda banesës për çështjen e qirasë. Petrit Vuksani i ka kërkuar paratë dhe ata kanë debatuar. Më pas dyshohet se Lekë Vuksani e ka qëlluar me armë zjarri automatik Petrit Vuksanin.
Petrit Vuksani jeton prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij. Petrit Vuksani i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të 51-vjeçarit.