Së pari nuk e kuptoj tollovinë e shkaktume nga projekti i paraqitun, me duket si fortunë në gotë sepse projekti asht prezantu që në mars të vitit 2022 në degjesa publike. Njena palë ban si e habitun në lidhje me projektin e pala tjetër ban sikur janë pronarët e projektit gjë që i serviret popullatës në kohë fushate. Ky është i vetmi koment politik që kam në lidhje me projektin.
Teknikisht projekti paraqet 3 problematika kryesore që nuk i zgjidh ose i përkeqson.
1) Projekti në ballinën ujore të tij shton një sasi jo të vogel betoni i cili kthehet në sipërfaqe të papërshkueshme dhe joporoze nga uji. Nje gjë e tillë ashpërson pasojat e përmbytjes në zonë sidomos në pjesën në afërsi të Urës së Bunës. Duhet patur parasysh që projekti ndodhët në një zonë të rrezikuar seriozisht nga përmbytja.
2) Projekti nuk zgjidh problemin e trafikut në hyrje të qytetit. Problemi i trafikut në qytet nuk është një probem që zgjidhet në mënyrë zonale apo pikësore por ka të bëjë me menaxhimin e trafikut dhe dimensionimin e tij. Sa do sipërfaqe rrugore të shtosh në këtë mënyrë do nxisësh më shumë makina të levizin e kështu do shtosh edhe me shumë trafikun. Qytetet shqiptare ecin akoma me parimin më shumë rrugë por që kjo sjellë më shumë makina e për pasojë më shumë trafik. Problemi i trafikut në Shkodër nuk është aq i thjeshtë në dukje. Qyteti ka nevoje për një hyrje-dalje të re të tij për të futur në efiçencë unazën e qytetit në këtë mënyrë shkarkohet ngarkesa e akseve gjatsore të qytetit.
3) Në zonën që përfshihet në projekt ndodhet dhe pika e shkarkimit të ujrave të zeza të qytetit, ky komponent kërkon zgjidhje teknike nëpermjet ndërtmit të impjantit të trajtimit të ujrave të zeza gjë e cila me sa kuptoj nuk është marrë parasysh. Një projekt të tillë bashkia e ka kërkuar në vite nëpërmjet donatorëve të ndryshëm por që deri tani nuk ka patur sukses duke patur parasysh edhe koston e lartë ndërhyrjes. /Nga Imeldi SOKOLI, publikuar në Facebook/