Orë tmerri ka kaluar një 21-vjeçare nga Ukraina në një dhomë hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Almarjo Xhebexhia 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës.
Xhebexhia, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe, banuese në Ukrahinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe” Plagosja e rëndë me dashje”.