Ka nisur ditën duke uruar “mirëmëngjes” Shkodranët me një publikim lidhur me projektin 3D të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe uron “natën e mirë” me një foto nga Shiroka në orët e vona të natës.
Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër, mesa duket ka patur një ditë të gjatë angazhimesh, e mbyllur me një foto nga moli i Shirokës, një nga molot në bregun e Liqenit të Shkodrës.
“Natën e mirë nga moli i Shirokës!”, shkruan Benet beci në publikimin e tij, me gjasë, i fundit për ditën e sotme, për tu rikthyer sërish në fushatën e tij për kryetar të Bashkisë Shkodër pas disa orësh, fushatë që është në ditët e fundit dhe kulmon me zgjedhjet e 14 majit.