Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 8-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: