Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Fitorja e 14 Majit do të jetë e thellë dhe e bukur, sepse të tillë dijnë ta bëjnë me mbështetjen e tyre zonjat e Shkodrës. Në rajonin 2, me gratë dhe vajzat që na kanë dëshmuar mbështetje të vazhdueshme, diskutuam programin për 4 vitet në vazhdim.
Investime në infrastrukturën rrugore
Rikualifikim i blloqeve të pallateve dhe bulevardeve kryesore të qytetit
Më shumë terrene sportive për fëmijët dhe të rinjtë
Shkolla me standarte bashkëkohore
Korsi të dedikuara për biçikletat
Taksa të ulëta dhe shërbime të përmirësuara për biznesin
Sistem i ri pastrimi që përmirëson rrënjësisht këtë shërbim
Një paketë e plotë mbështetëse për familjet në nevojë.
Sepse mbështetja e grave dhe vajzave si kontributore në familje e shoqëri është ajo që na motivon t’i japim Shkodrës shkëlqimin që meriton. Bashkë Fitojmë!