Duke nisur nga ora 18.00 e ditës së shtunë, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.
Për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni https://dvprogram.state.gov/
Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.
Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.