Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku një 28-vjeçare është vrarë mbrëmë në Savona me një plumb në kokë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave vrasja ndodhi rreth orës 02:00 në kopshtet e Piazza delle Nazioni, ngjitur me stacionin e trenit.
Vetë autori e ka denoncuar vrasjen me një telefonatë në 112 ku ka thënë se ka qëlluar gruan.
“Kam vrarë një grua, ejani të më merrni”, tha ai.
Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por 28-vjeçarja ishte e pajetë. Autori është identifikuar si Sefayou Soë, 27 vjeç dhe u arrestua. Ndërsa viktima Danjela Neza, me origjinë shqiptare.
Kjo e fundit ishte e punësuar në sektorin e restoranteve. Duket se fundi i lidhjes së tyre është në zanafillën e vrasjes. Pranë vendit të vrasjes është gjetur pistoleta gjysmë automatike e kalibrit 22. Dyshohet se shkak është bërë fundi i lidhjes mes tyre. Mbërmejn e djshme, viktima është grindur me autorin dhe e ka ofenduar.
Dyshohet se 28-vjeçari më pas ka marrë armën nga bagazhi i makinës dhe e ka qëlluar. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.