Për ditën e dielë, parashikohen alternime kthjellimesh e vranësirash në mesditë, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati I Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 13/25 °C
Në zonat ulëta 12/28 °C
Në zonat bregdetare 16/26 °C.