Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Gjatë gjithë këtyre muajve kam vizituar shumë biznese në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër.
Fasoneritë janë një nga degët e prodhimit ku Shkodra ka krijuar një përvojë të gjatë, edhe pse mes shumë vështirësish. Biznesi është gjenerues punësimi, kontribues kryesor i taksave të bashkisë.
Bashkia Shkodër duhet të jetë një partner real për biznesin gjithë kohën për të siguruar infrastrukturë, shërbime të mira, por edhe për të ndërmarrë projekte të përbashkëta e të drejtpërdrejta, si ai i Parkut të Biznesit të Veriut, që është pjesë e programit tim.