Rregullorja e Bashkisë Shkodër përcakton misionin dhe detyrat e çdo drejtorie në Bashkinë Shkodër.
Drejtoria e Shërbimit Social, sipas rregullores, ka për detyrë të kryejë këto proçese si më poshtë:
Shërbime para shoqërore
– Informim, orientim dhe këshillim;
– Shërbim në familje;
– Mbështetje psiko-sociale;
– Ndërhyrje e hershme.
Shërbime komunitare
– Mbrojtja e fëmijëve
– Shërbime për fëmijën dhe familjen, fuqizim ekonomik, programe prindërimi,
fuqizim komuniteti.
– Shërbime arsimore, ri-integrime shkollë dhe mbështetje familjare për nevojat
arsimore të fëmijëve.
– Shërbime Lëvizëse, transferimi dhe implementimi i shërbimeve komunitare
sociale, në lagje dhe njësi administrative të bashkisë së Shkodrës.
– Shërbim për higjienën personale, kujdesin shëndetësor, edukimin.
Shërbimi i strehimit emergjent dhe të përkohshëm
– Strehëz për situate emergjente
– Banesa sociale
Shërbime rezidenciale
– Shtëpi e foshnjës 0-3 vjeç
– Shtëpi e fëmijës 3-6 vjeç
– Shtëpi e fëmijës 6-18 vjeç
– Qendër zhvillimi
– Shtëpi e të moshuarve
Shërbimi i përkujdesjes alternative
– Kujdestari familjare për fëmijë pa përkujdes prindëror
– Shtëpi – familje
Pyetja që shtrohet: sa nga këto proçese kryhen realisht?
Për t’i dhënë pëgjigje shterruese kërkohet një analizë e thellë, por ajo që konstatohet, pa hyrë në analizë, është mungesa:
– e ndihmës shtëpiake e drejtëpërdrejtë;
– e ndihmës shtëpiake e drejtëpërdrejtë për individët me alzaimer;
– shërbimi i ndihmës shtëpiake në menyrë te tërthortë;
– shërbimi i ndihmës shtëpiake për individët me gjëndje të rëndë paaftësie;
– krijimi I qëndrave ditore social educative për individët me aftësi te kufizuara;
– mungesa e aktiviteteve verore ditore për të rinjtë dhe të miturit me aftësi të kufizuara.
Nismë në këshillin bashkiak do jetë plotesimi i këtyre mangësive.