Teknologjia ka arritur në një pikë ku shtrirja e jetës së kafshëvë me 30 për qind është rutinë, thotë David Sinclair, profesor i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Haward dhe një autor i njohur për jetëgjatësinë. “Dhjetra kompani po testojnë teknologjitë e ndryshimit të plakjes në studimet klinike njerëzore dhe kombinimi i tyre mund të ndikojë në zgjatjen e jetës përgjatë dekadave.
Një molekulë e quajtur NAD+ mund të mbajë sekretin e energjisë së pakufishme. Lajm i mirë: qelizat tona e prodhojnë dhe ajo ndihmon në rregullimin e metabolizmit tonë. Lajm i keq: NAD+ prodhohet më pak me kalimin e viteve. Në moshën 50, niveli i saj në organizëm është sa gjysma e asaj që kishim në të 20-at tona. Por shkencëtarët kanë zbuluar një vaksinë që do ndihmojë qelizat për të prodhuar më shumë NAD+. Një nga më premtueset është NMN (nikotinamida mononukleotide), një formë vitamine B3 e cila gjendet në fruta dhe perime, siç janë avokado dhe brokoli. Një studim i vitit 2013 tregoi se tek minjtë më të vjetër në moshë që u ishin injektuar NAD + që përmban NMN kishin qeliza dhe inde më të shëndetshme. “Ne morëm një mi i cili ishte ekuivalenti me një njeri të moshes 65-vjeçare dhe u kthye në një 25-vjeçar për një javë”, thotë Sinclair, një nga autorët e studimit. Për më tepër, thotë ai, minjtë jo vetëm që kishin më shumë energji dhe mund të shkonin më larg, por ishin rezistentë ndaj sëmundjeve si kanceri dhe diabeti. “Nëse ndryshoni plakjen në një organ ose ind, zakonisht i gjithë trupi do ndryshohet, sepse të gjitha qelizat kanë të njëjtat defekte themelore”, shpjegon ai.
A mundet NMN të japi të njëjtin efekt edhe tek ne? Sinclair tregon që prej dy vitesh merr sumplementin NMN (500 miligram). Testimet e bëra treguan që qelizat e tij sillen si ato të një 30 vjeçari. “Fillova marrjen e këtij sumplementi në të 40 e mia, pasi ndodh që në këtë moshë të ndihesh i lodhur gjatë ditës ose të krijohet ndjesia që nuk je zgjuar herët në mëngjes. Unë nuk ndihem më në atë mënyrë. Ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht, kam rezistencën e një atleti, edhe pse nuk bëj stërvitj”-përfundon ai. /Përgatiti I.Lame/