Me ane te ketij statusi, deshiroj ti drejtohem edhe nje here te gjithe tifozerise se zjarrte kuq e blu, qe pakti qe i kemi ofruar kandidateve te ardhshme te bashkise per qytetin e Shkoders, si majtas ashtu dhe djathtas, ka te beje 100% me zhvillimin e futbollit ne qytetin ku ka lind dhe me Vllaznine tone te cilet e duam aq shume, dhe nuk ka te bej as me fushaten politike , as me perfomancen aktuale te ekipit, por me menyren se si ne do ti qasemi vendimarrjes se ardhshme vendore për 4 vitet a ardhshme, kundrejt interesave tone te perbashketa ne zhvillimin e futbollit ne rajonin tone.
Me ane te ketij vizioni synojme ta kthejme Vllaznine tone ne nje klub bashkekohor dhe modern Europian sic e meriton ,si ne infrastrukture ashtu dhe ne rezultate . Ju lutem ta lexoni me vemendje gjithe vizionin tone dhe te mos gjykojme me “tifozllek politik” ,por te gjykojme ne te mire te Vllaznise tone dhe te ardhmes se futbollit ne Shkoder, e ciIa eshte e ardhmja e femijve tone të cilën e kemi amanet.
I bej thirrje publike me shume dashamiresi, dhe jam i gatshem ne cdo moment dhe nga kandidati Spahia per ta finalizuar firmosjen e ketij pakti. /Publikuar në Facebook nga Alban XHAFERI, president i KF Vllaznia/