Krahas projekt vendimit për krijimin e Këshillit Bashkiak Rinor, i cili akoma nuk është miratuar, nevojitet nisma për krijimin e Këshillit Bashkiak të Fëmijëve. Këshilli Bashkiak i Fëmijëve është krijuar për herë të parë në Francë në vitin 1979.
Krijimi i këtij Këshilli realizohet me pjesëmarrjen e institucioneve shkollore të pranishme në territorin e Bashkisë Shkodër, si një organ demokratik që përfaqëson të gjithë fëmijët e moshës 8 deri në 11 vjeç, cila kryen, në veçanti, funksionet e mëposhtme:
Promovon pjesëmarrjen e fëmijëve në jetën politike dhe administrative;
Lehtëson njohjen e veprimtarive dhe funksioneve të pushtetit vendor;
Këshillon organet institucionale për çështjet që prekin fëmijët në zonën e Bashkisë;
Zhvillon projekte të koordinuara që do të zbatohen në bashkëpunim me organe të ngjashme të ngritura në Bashki të tjera;
Ndjek zbatimin e programeve dhe ndërhyrjeve që synojnë fëmijët në zonën e Bashkisë;
Këshilli merr pjesë aktive në aktivitetet institucionale të qytetit.
Kryetari i Bashkisë, mbledh dhe kryeson kuvendin për themelimin e Këshillit Bashkiak të Fëmijëve.
Këshilli Bashkiak i Fëmijëve bëhet instrumenti dhe kanali parësor dhe i përhershëm për pjesëmarrjen e botës së fëmijëve në politikën e Bashkisë, si organ kryesisht konsultativ dhe propozues i Këshillit Bashkiak.
Këshillit Bashkiak i Fëmijëve i caktohen kompetenca propozimi dhe konsultimi për t’u ushtruar nëpërmjet opinioneve apo kërkesave jodetyruese
ndaj Bashkisë, të nevojave dhe kërkesave të ndryshme që vijnë nga bota e fëmijëve.
Në veçanti, Këshilli Bashkiak i Fëmijëve kryen funksionet e tij kryesisht në lidhje me: arsimin publik dhe shërbimet shkollore; koha e lirë, sporti dhe argëtimi; iniciativat kulturore; siguria rrugore dhe qarkullimi; politika mjedisore; iniciativat sociale. /Autori është kryesues i listës së kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Bashkinë Shkodër nga lista e PLL- së/