Luiz Ejlli, fituesi i BBVip Albania 2, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit publik, mediave tradicionale dhe atyre online.
Tashmë ai është i ftuar në shumë studio televizive por edhe evente të ndryshme, ku prania e tij është me të vertetë e mirëpritur, duke tërhequr vëmendje.
Ndërkohë, edhe vetë Luizi është aktiv në rrjetet e tij sociale, sidomos në Instagram. Ai ka publikuar një video, ku duket në një zyrë brenda Top Channel, të cilën e cilëson si zyra e “Vëllait të Madh”.
Ai tregon disa foto të emiminuarëve të spektaklit, ndërsa ndalet tek fotoja e tij, e cila është pa një X duke bërë edhe një koment për veten. Më shumë, ndiqni videon më poshtë: