Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri te dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendrës reshjet me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas në pjesën e dytë të ditës parashikohet pakësim i vranësirave dhe mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi mesatare deri në 10m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jugperëndim fiton shpejtësi 12 – 17m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3 deri në 6 ballë.
Temperaturat parashikohen: