Shkodra është në prag të surprizës më të madhe politike të 32 viteve të fundit. Në garën për kryebashkiak, kryeson Benet Beci i Partisë Socialiste, përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”, kryebashkiak aktual.
Reagimet janë të shumta, por më i veçanti duket se është ai i bashëshortes së Becit, Fitores. Para pak minutave ajo ka publikuar një shënim të shkurtër dhe mjaft domethënës: “Zot faleminderit! Shkodra do të bëhet!”.
Fitore Beci ka qenë mjaft aktive në 30 ditët e fushatës elektorale, duke qenë një mbështetje shumë e fortë e bashkëshortit, i cili po shkon drejt një rezultati historik, marrjen e bashkisë Shkodër nga PS për herë të parë në 32 vite.