Vllaznia do te luaje neser ne oren 15.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen ndaj Teutes e cila konsiderohet shume e rendesishme per arritjen e objektivit te saj, kualifikimin per ne Kupat e Europes.
Trajneri i saj Goce Sedloski ne prononcimin e tij per mediat dhene diten e sotme ne konferencen e shtypit te pragndeshjes, eshte shprehur se çdo gje eshte ne doren e vete Vllaznise.
“Sigurisht qe çdo ndeshje e mbetur tashme deri ne fund eshte e rendesishme dhe kjo ndaj Teutes eshte njera prej ketyre 4 perballjeve. Kuptohet qe secilit prej nesh i vjen keq per keto ndeshjet e fundit ku nuk kemi marre rezultatet e duhura.
Por neser mendoj se do te jete histori tjeter. Duhet te jemi te perqendruar ne maksimum per kete ndeshje sepse e dime rendesine e madhe qe ka ajo, por edhe te tjerat qe vijne me pas. Nuk kemi zgjedhje tjeter por vetem t’i luajme keto 95 minuta ne menyren me te mire te mundshme dhe te marrim piket.
Kemi probleme ne mbrojtje, por eshte detyra jone t’i zgjidhim keto gjera. Mund te them se çdo gje sa i takon kualifikimit per ne Europe, eshte vetem ne doren tone. Nese bejme mire, sigurisht qe mund t’ia dalim”- eshte shprehur nder te tjera trajneri Sedloski.