Shkruan në Facebook Ogerta Manastirliu, ministre e Shendetësisë dhe Mbështetjes Sociale: Falë bashkëpunimit të Shërbimit Obstetrik- Gjinekologjik dhe Shërbimit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Shkodër është realizuar me sukses në sallat e reja kirurgjikale ndërhyrja delikate e histerektomisë totale cum adnexae et limfadenektomi pelvike sistemike tek një paciente 76-vjeçare me diagnozë kancer i endometrit.
Super punë e ekipit të talentuar me Dr.Senad Hallunaj, Dr.Besmir Grizha, Dr. Ervin Troshani dhe infermiere Valbona Osmanaga, Fidarije Dani, Blerina Dyli.