Ish-deputet i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zgjedhjet lokale dhe humbjen e Bashkisë Shkodër nga koalicioni “Bshkë Fitojmë”.
Sa i përket qëndrimit të ish-kryeministrit Sali Berisha pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore, ai tha se problem i madh i Partisë Demokratike ka qenë përçarja e brendshme që ata kanë pasur.
“PD ka një problem të përçarjes së brendshme. Një Shqipëri që kërkon të hyjë në Europë nuk mund të ecet përkundër vendimmarrjen që lidhen me skakierrën ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë. Shumë kohë më parë kur edhe përçarja kishte filluar i kam propozuar strukturave një platformë dhe e kam bërë publike përmes medias. Por unë sot e them që Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa një opozitë të shëndoshë. Përpjekja e qeverisë për dërrmimin e opozitës është e papranueshme. Jemi kthyer më shumë se 100 e ca vite përpara me situatën aktuale”, tha Gurakuqi.
Gurakuqi teksa analizoi situatën tha se e kishte parashikuar një rezultat të ngjashëm tre javë para zgjedhjeve. Sakaq tha se në vitin 2023, Shqipëria dështoi të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Është rezultat i një numri faktorësh që lidhet me situatën e përgjithshme në Shkodër, rendi publik, garancive e investimeve, faktorë lidhur me PS dhe PD. Pra është një kompleks faktorësh. 24-27% shkon sondazhi dhe kjo është praktikisht e pamundur për një qytet të zhvilluar. Në një farë mënyrë atë që ndodhi në Shkodër e kam paralajmëruar tre javë para zgjedhjeve. Për mua nuk ishte një rezultat i papritur. Kjo lidhet me shtrëngesat qeveritarët, një pa përgatitje nga PD, që lidhet me interferencën me siglën. Shqipëria është kandidat për BE dhe kualiteti i zgjedhjeve është një kusht. Shqipëria në vitin 2023 dështoi të zhvillojë zgjedhje të ndershme. PS ka qenë e përgatitur prej kohësh për një skemë të tillë. Administrim autonom të brendshëm, ndarje proporcionale të të ardhurave të shtetit. Me ndarjen administrative në 2015, ishte e disfavorshme për partitë e djathta. Një ndarje që ka përçarë Shqipërinë dhe ka krijuar kushte për një fitore të PS. Është një hartë e papranueshme për një vend demokratik.
Kandidati i zgjedhur nga PS, ka qenë shumë i mirë, ka ndikuar figura e tij, por rezultati është përtej parashikimit. Fushata në Shkodër ka bërë dallime në krahasim me qytetet e tjera. Kjo ka krijuar një klimë te një pjesë e shoqërisë që mendon. Nuk përjashtoj lëvizjen nga përmasat tradicionale. Pjesa tjetër duhet studiuar, është çështja që është konsoliduar në Shqipëri. Në 2017, është e njëjta skemë si tani. Këtu lidhet me garantimin e rendit publik në Shqipërinë e veriut.
Nuk ka pasur rend publik esencial. Është te pjesa e lirisë që ka qytetari për tu shprehur, hapësira publik he mos ndërhyrja e krimit të organizuar në procesin zgjedhor. Ato që i kanë dhënë këtij institucioni që të cenojë qoftë me figurë jetën e qytetarit shkodran. Pjesa dytë lidhet me gjendjen ekonomike në Shkodër. Nuk ju duket ju cenim i jetës së qytetarit Shkodran për të zhvilluar aktivitet ekonomik? Po nuk u mundësua kjo, nuk mundësohet as liria. Pjesa që lidhet me eficencën e pushtetit lokal, po ashtu ka ndikuar. Sanksionet ndaj një rajoni që vjen nga qeveria është legjitimet. E dini çfarë ka ndodhur në Shkodër? 2015-2022, 40 projekte janë paraqitur në Shkodër, ku vetëm 2 projekte janë aprovuar. Bashkia e Shkodrës ka qenë e përjashtuar nga programi i qeverisë. Shkodra ka qenë një nga zonat më të përmbytura. Përçarja e PD në Tiranë ka ndikuar edhe në Shkodër. Duke qenë drejtues politik në Shkodër, jam në kontakt të vazhdueshëm me strukturat, të cilat kanë pësuar një ndarje formale, por në pikëpamjen humane, e ka ndjerë veten një institucion i përbashkët.
Unë kam qenë kritik i programeve të dy kandidatëve. Shkodra është qyteti më i madh në veri. Për sa i përket zotit Spahia, nuk pati kohën e duhur për të treguar veten. Në Shkodër nuk duheshin të zhvilloheshin zgjedhjet pas 11 muajve për kryetar bashkie. Mirëpo ne jemi një ven i çuditshëm. Qytetari shkodran ka qenë i pakënaqur. Masa e dënimit nuk është ajo që ka dalë në rezultat. Starti i parë që duhet të ketë çdo qeverisje qendrore dhe lokale duhet të vendoset rendi publik. Kjo është themelore, pasi nuk ekziston rendi publik. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.
Nuk e kemi pritur fitoren, as socialistët dhe ky është problemi kryesor. Shqipërisë i mungon një gjë themelore, ju prisni të gjeni të dhënat nga qytetarët e thjeshtë, por në këtë vend mungon vullneti politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vullneti politik fillon lart të partitë. Disa janë inekzistent. Këta njerëz që kanë në dorë frenat e vendit nuk e kanë seriozisht. Ata mendojnë për fëmijët dhe bizneset e tyre. Qytetari ka frikë të flasë edhe në studiot televizive. Ka frikë të dëshmojë për dështimin katastrofik të procesit zgjedhor.
PD ka një problem të përçarjes së brendshme. Një Shqipëri që kërkon të hyjë në BE nuk mund të ecë në kundërvënie të vendimmarrjeve. Është e rëndësishme që këndvështrimi për partneritetin tonë në NATO dhe BE. Garancinë që shteti ka dhënë për reformën në drejtësi e të tjera, PD duhet ta shohë në një këndvështrim tjetër. Unë i kam propozuar anëtarësisë së PD një strukturë të zgjedhjes për përçarjen. Platforma kishte një strukturë të plotë. Unë e kam bërë publike përmes mediat, brenda PD ka pasur zëra intelektualë që platforma duhet parë. Shqipëria nuk mund të eci para pa një opozitë të fortë. Edhe socialistët nuk mund të ecin me një hartë elektorale që e çon Shqipërinë në kohën kur sulltanët e sundonin atë. Me dy krahina autonome, jemi kthyer 100 vite më para”, u shpreh Gurakuqi.