Ashtu siç kishte premtuar pak orë pas certifikimit të fitores së zgjedhjeve të 14 majit, kryeministri Edi Rama fillon turin e takimeve në bashkitë e vendit, përcjell ShkodraWeb.
Do të jetë Shkodra, bashkia që pas 32 viteve u fitua nga Benet Beci dhe e majta, ku kryeministri Rama do të nisë turin e takimeve falenderuese për qytetarët.
Sipas agjendës, në orën 12.00 ai do të jetë në një vizitë tek Vendi i Deshmisë dhe i Kujtesës tek mjediset e ish Degës së Brendshme, për të mbyllur këtë tur në 16.00 me një takim falenderues në sheshin para teatrit “Migjeni”, shkruan ShkodraWeb.
AGJENDA E TAKIMEVE TË KRYEMINISTRIT RAMA SOT NË SHKODËR
12:00 – Vizitë tek muzeu i krimeve të komunizmit
12:30 – Kafe me këshilltarët e zgjedhur
14:00 – Ndjeshja gjysmë finale e basketbollit
15:00 – Takim me zv presidentin e kom olimpik
LIVE -16:00 – Takim falenderues tek Teatri Migjeni