Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e falenderimeve për “14 majin” nga Shkodra, ashtu siç kishte paralajmëruar disa ditë më parë në konferencë shtypi me gazetarët.
Në Shkodër, ai ka zgjedhur Muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”, tek ish- Dega e Punëve të Brendshme e kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri.
PUBLIKIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA NË FACEBOOK
SHKODËR – Vizitë në “Vendin e dëshmisë dhe kujtesës”, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike, jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë