Shumë po lexoj per Shkodrën teme kta ditë nepër FB. Shumë po ma shajnë e shumë po ma mallkojnë; dikush m’i tha “Shkodër kurva”. Pse ma shan Shkodrën, zotni?! A thu nuk e din ti se kja Shkodër nder vitet ma errta t’Shqipnisë ka kenë antikomuniste e betume dhe e deklarume?! A e din ti se shumë familje antikomuniste dhe të deklasume, të internume ktu, i kanë kenë mirnjohse Shkodrës dhe shkodranve, sepse, siç janë shprehë gjithmonë ato vetë:
– Po t’kishim kenë diku “gjetkë”, sot do t’ishim tuj u kalbë burgjeve!
– Sepse Shkodra nuk tradhton kend, zotni!
Âsht bukur me arrdhë nji fundjavë n’Shkodër e me hanger taven e krapit e me u âj, tuj pagu njaq sa pagun per nji picë diku tjetër; me shijù mikpritjen e bujarinë shkodrane, por a din ti zotni se shkodrani i thjeshtë nuk e ka njikyt “luks”?!
Shkodra nuk tradhtoi, siç ban “kurva” e rëndomtë (ndjesë miq per fjalorin!), por vendosi me provu nji ndryshim, qi tjert e kanë ba rrugë, ktu e 33 vjet ma parë. A ka gabu? Koha ka me e kallxu!
Edhe sot qi flasim, Shkodra prap âsht demokrate! Njata demokratë intelektualë, t’mirë shkolluem dhe t’dalun prej familjeve t’nderume demokrate shkodrane, kanë me ditë me e kallxu edhe ma mirë demokracinë e vertetë, mbas ksaj! Shkodra ta jep besën, zotni e ti ja ke borxh e detyrim! E kyt fakt qi Shkodra nuk ban kompromise e din mirë gjithkush: i majtë apo i djathtë!
Mos ma shaj mâ Shkodrën, zotni, sepse jam bijë e saj e asnji bijë nuk duron me ja shâ kush Nanen! #mosmashajmâShkodrenzotni /Nga Ridi LAÇEJ, publikuar në Facebook/
P.S. Titulli i opinionit është vendosur nga ShkodraWeb, shkëputur nga shkrimi i autores.