Vllaznia do të ndeshet me Partizanin ditën e nesërme në orën 16:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 34-të të Superiores. Shkodranët u rikthyen te fitorja në ndeshjen ndaj Teutës në të cilën kishin edhe një premio prej 10 mijë eurosh duke ia dalë në fund ta përfitonin.
Presidenti i klubit, Alban Xhaferi duket do të provojë sërish të njëjtën gjë për të motivuar akoma më shumë lojtarët. Ndaj të kuqve mendohet të akordohet përsëri një premio por sipas gjasave në shifra dyfish më të larta.
Si zakonisht, premio do t’u komunikohet lojtarëve pak minuta para fillimit të ndeshjes dhe mbetet të shihet nëse do të ketë të njëjtin efekt si ndaj durrsakëve.