Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit në mesditë.
Në orët e pasdites reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve, shtrëngatave e stuhive afatshkurtra kryesisht në jug, në lindje si dhe përgjatë relieveve të larta malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri 12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: