Një 65-vjeçar i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar nga një automjet paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Policia bën me dije se automjeti po drejtohej nga një vajzë me iniciale K.B. 65-vjeçari i identifikuar si Zef Paloka është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, shtetasja K. B. duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin Z. P. 65 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.