Drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, kërkoi ndjesë (histori e disa kohëve më parë) për gjestin joqytetar që iu ba Tano Banushit 25 vjet ma parë, tue mos lejue homazhe në teater e tue ia mbyllë dyert kortezhit mortor.
Asht i qartë për të gjithë dimensioni artistik dhe kontributi i këtij artisti shkodran. Pashë dikund në FB se Tanoja akuzohej edhe si oficer sigurimit për krime dhe tortura në vitet e para të regjimit e për këtë gja citohej libri “Çinarët” i Át Konrad Gjolajt.
Librin e kam pase lexue kur ka dalë por nji gja të tillë s’e kujtoja. E rilexova, se veç mirë ban, dhe pashë se Tanoja citohet tri herë, në ff. 35, 104, 106. Në asnjenin vend s’flitet për tortura dhe krime të tmerrshme të pandehuna të tijat.
E kuptoj që FB s’asht as votër historianësh dhe as qendër erudicioni, por shpifja asht nji mjet i ulët për me prozhmue këdo, qofte edhe nji mbështetës të sinqertë të regjimit monist siç ishte aktori në fjalë.
Shpifësat janë të gjithë njilloj, nën çdo regjim, prandaj për ta jeta nën nji regjim apo nën nji tjeter asht e njejtë, ndryshon veç entiteti i damit që shkaktojnë.
P.S. E thanun si kot: në vitet e para të regjimit në Shkodër ka qenë aktiv në trupa gjykuese kap. Gjon Banushi… çka me saktësue, analfabetizmi ma i rrezikshëm asht ai i pjesshmi. /Nga Ardian NDRECA, publikuar në Facebook/