Ditën e enjte në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e fundit e këtij sezoni në shtëpinë tonë, pikërisht ajo ndaj Laçit. Si rrjedhojë, Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur që hyrja e tifozëve në stadium për këtë ndeshje do të jetë e lirë, pa bileta.
Për këtë arsye, u bëjnë thirrje të gjithëve për të qenë në stadium dhe për ta mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, në këtë sfidë të rëndësishme në rrugëtimin e kuqebluve drejt Kupave të Europës.
Eja edhe Ti! Forca Vllaznia! /Njoftim në faqen zyrtare të Facebook të KF Vllaznia sh.a./