Kërkohet gjak për shoqen tonë Denada Nikolli, studente e Fakultetit të Drejtësisë Shkodër, e cila si pasojë e një aksidenti automobilistik është në gjendje kritike dhe ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Cilido, që është i gatshëm të dhurojë gjak, mund të paraqitet te Spitali i Traumës në Tiranë dhe të njoftojë stafin, se gjaku që po jepet, të jetë për Denada Nikollin.
Lutemi që të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të dhurojne gjak, por nuk kanë mundësi transporti për të shkuar në S.T, Tiranë, të na njoftojnë sepse ne u mundësojmë transportin vajtje-ardhje.
Ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që do të kontribuojnë në jetën e shëndetin e Denadës, duke u dhuruar sadopak gjak nga trupi i tyre! E dimë, që eshtë një sakrificë për secilin, që jep gjakun e tij! Lusim Zotin që t’ jua shpërblejë në shëndetin e tyre dhe të pjesëtarëve të familjeve të tyre!
Për kontakt mund të na shkruani në numrin +355 68 451 2943
ose tek adresa e instagramit të Fakultetit të Drejtësisë, Shkodër
fakulteti_drejtesise_unishk
Faleminderit!