Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa përgjatë relieveve kodrinore-malore, në lindje dhe jug të vendit reshjet priten në formën e shtrëngatave të izoluara dhe rrebesheve të vrullshme në intervale të shkurtra kohore
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: