Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se me ardhjen e verës do rritet konsumi ndaj do të rihapet diskutimi për vendosjen e fashës orare.
Edi Rama: Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Familjet dhe biznesi i vogël paguan sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi, por nuk është kthyer aty ku ishte.
Me ardhjen e verës konsumi do të rritet dhe ne do të rihapim diskutimin e fashës. Sot jemi në këto kushte. Ndaj nëse këtu do këtu do kishim të bënim me një ekonomi lënguese, sigurisht që kjo rritje pagash nuk mund të bëhet.
Ekonomia është rritur, ndryshe nga çfarë është thënë këtu dhe parashikonin ata që jetojnë me pasqyra të tilla. Papunësia është nën nivelet e para pandemisë, konsumi është rritur, përvuajtja lënguese këtu që njerëzit nuk po bëjnë dot nuk provohet në shifrën e konsumit, eksportet janë rritur, Nuk janë opinione e shifra të nxjerra nga mënga sipas qejfit, janë shifra të thjeshta që i gjen në çdo raport.