Kuvendi ka miratuar sot rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama, pr/ligji është votuar me shumicë të thjeshtë votash.
Mësohet se 95 deputetë votuan pro këtij projektligji, ndërsa 3 kundër. Po ashtu, 5 deputetë refuzuan që të votonin, ndërsa asnjë prej ligjvënësve nuk abstenoi.
Presidenti nga 257.000 lekë bëhet 425.000 lekë
Kryeministri nga 229.000 lekë bëhet 393.125 lekë
Zv.Kryeministri nga 187.000 lekë bëhet 330.000 lekë
Kryetari i Kuvendit nga 229.000 lekë bëhet 393.125 lekë
Ministri nga 175.000 lekë bëhet 318.750 lekë
Deputeti nga 157.000 lekë bëhet 310.250 lekë
Parlamenti miratoi sot dy projektligje, që janë pjesë e reformës së pagave, më e madhja që do të aplikohet deri më sot. Behet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës.
Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet qe rroga mesatare te arrije ne 900 euro.
Bashke me administratën do te rriten dhe pagat e deputeteve dhe ministrave, behet fjale gati për dyfishimin e tyre. Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne komision për rritjen e tyre. Reforma ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh. Kryeministri ka argumentuar se ajo është e nevojshme ne kushtet e emigrimit të fuqisë punëtore si dhe për t’i bërë pagat me konkurruese me vendet e rajonit.