Nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, ka deklaruar para hetuesve se me Kejvina Kthellën kanë qenë vetëm miq.
“Kam pasur marrëdhënie miqësie më Kejvina Kthellën, asgjë tjetër”, ka deklaruar Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Gjithashtu ka mohuar që automjeti tip Audi A8, që iu është sekuestruar nga SPAK modeles të jetë blerë nga ai.
Redjan Rraja ka deklaruar se makina është në emër të Kejvina Kthellës se nuk ka dijeni as kur është blerë,
“Ajo makinë ka qenë më emër, mbiemer të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, tha Rraja.
Në lidhje me të ardhurat e tij, i riu ka dëshmuar se ka tre klinika stomatologjike dhe se siguron deri në 200 mln lekë të vjetra.
“Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia”, tha ai.
Dëshmia e Kejvina Kthellës
Ishin përgjimet e vjehrrës së Redjan Rrajës që kanë zbuluar raportin mes tij dhe ish-velinës. Në përgjime, vjehrra e Rrajës shprehet se “kanë dalë llafe se shkonte me një tjetër mi… jetonte me një tjetër…”
Nga ana tjetër në dëshminë e saj për policinë, Kejvina Kthella ka pranuar lidhjen jashtëmartesore me Redjan Rrajën.
“Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij”, eshte shprehur nder te tjera Kthjella.