Benet Beci dhe bashkëshortja e tij Fitore, nuk i kanë rezistuar “tundimit shkodran” për një xhiro me biçikletë në rrugët e Shkodrës. Mjeti më i preferuar i shkodranëve për transport, ka tërhequr edhe kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës Beci.
Në fakt, “lajmi” nuk është ky. Sigurisht, Beneti dhe bashkëshortja Fitore, kanë shëtitur me biçikletë, edhe në Shkodër, edhe më herët. Interesant është fakti se një pjesë e xhiros është filmuar nga qytetarët, të cilët më pas ia kanë dërguar bashkëshortes së kryebashkiakut, e cila e ka publikuar në rrjetet sociale videon.
“Siç thotë shprehja: When in Rome, do as the Romans do (d.m.th kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët) . Popullit nuk i ka shpëtuar kjo shëtitje me biçikletë dhe u kënaqa kur ma sollën.
Por ajo që dua të nënvizoj në fakt në këtë status është dashuria dhe respekti me të cilin na përshëndesin njerëzit. Një atmosferë super pozitive dhe mikpritëse që Tiranës i mungon. Ndihem vërtet e privilegjuar!”, shkruan në publikimin e saj në rrjete sociale Fitore Beci.