“Mëmësia sipërmarrja më e madhe”, nisma e ministres së shtetit për Mbështetjen e Sipërmarrjes ka mbledhur në Shkodër gra dhe vajza sipërmarrëse të cilat përballen çdo ditë me vështirësi jo vetëm të biznesit por edhe rritjes së fëmijëve.
Ministrja Bilali në fjalën e saj u shpreh se gratë në biznes ashtu si edhe në jetë janë forca më e madhe, ndërkohë që qeveria shqiptare ka në prioritetin e saj politka lehtësuese që favorizojnë gratë në biznes.
E konceptuar si një tryezë e përbashkët, mes emocioneve edhe të fëmijëve, sipërmarrëset në Shkodër kanë rrëfyer eksperiencat tyre ndërkohë që ministrja Bilali u shpreh se ky takim sherben edhe si ftesë për gratë sipërmarrëse të aplikojnë në programet e nxitjes.
Kjo nisëm pritet të zhvillohet edhe në qytetet e tjera si promovim dhe nxitje për gratë sipërmarrëse në Shqipëri.